Në Kinë një nënë e sëmurë me koronavirus (2019-nCoV), ka sjellë në jetë fëmijën e shëndosh.
Xinhuanet shkruan se nëna ka lindur fëmijën në javën e 38-të. Pak para lindjes ajo kishte pasur temperaturë 37.3 dhe ishte diagnostikuar me koronavirus në spitalin numër 6 të qytetit Harbin, transmeton Gazea Shneta.
Mjekët vendosën që të kryejnë operacion cezarian dhe realizuan lindjen e foshnjës vajzë me peshë 3 kg.
Testet e bebes rezultuan se ajo është negative për koronavirusin. Mjekët than se pas lindjes edhe temperatura e nënës u stabilizua, por ajo së bashku me foshnjën gjenden në karantinë. /Gazeta Shneta/