Kryeministri në ardhje nga Vetëvendosje Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është duke u mbajtur në këto momente dhe ku pritet të votohet qeveria e re.
Kurti është zotuar se buxheti për shëndetësinë do të rritet në mënyrë që spitalet publike të furnizohet me barna 100 për qind.
Ai ka thënë se do të ndaj 50 milionë euro buxhet për blerjen e pajisjeve mjekësore për modernizimin e shërbimeve mjekësore në klinika.
“Pas shumë viteve pritje e ankthi do të bëhet funksional fondi të sigurimeve shëndetësore dhe do të funksionalizohet sistemi informativ shëndetësor”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se në qeverisjen e tij me rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë do të themelohet Instituti për nënën dhe fëmijën ku do të përfshihen të gjitha klinikat që kanë të bëjnë me këtë kategori, si dhe Instituti për Kardiologji dhe sëmundje kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/