Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna kujdes, ja sa herë duhet ta lani foshnjën tuaj gjatë dimrit

Jetë 03/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pa dyshim që momenti i larjes është shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës, kjo për faktin se fëmijën e mbanë të pastër madje e qetëson dhe e argëton.

Duke filluar nga ditëlindja e parë, shumë fëmijë fillojnë të luajnë dhe të djersiten shumë duke shkaktuar tek nëna mendimin se në këtë moment duhet të kryhet një banjo. Në të vërtetë kjo është e gabuar, pasi banjoja nuk duhet të kryhet shpesh. Sipas disa ekspertëve, larja e tepër e fëmijës e dëmton lëkurën si edhe mund ta bëjë fëmijën alergjik.

Përse nuk duhet ta lajmë shpesh fëmijën? Gjatë fëmijërisë mikrobet përforcojnë sistemin imunitar të fëmijës, i cili është duke u maturuar. Disa studime kanë nxjerrë përfundimet se larja e tepërt e fëmijës mund të rrisë ekspozimin e tij ndaj alergjive, pa harruar të theksojmë se larja e vazhdueshme e lëkurës së fëmijës me sapun bebesh apo shampo mund të rrezikojë tharjen e tepër të lëkurës dhe për pasojë të shfaqet dermatiti atopik (rrjebulla). Gjithashtu në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen edhe lezione të shkaktuara nga alergjia. E gjithë kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës (epidermës), funksioni i së cilës është mbrojtja e organizmit nga agjentët e jashtëm si të ftohtët dhe dielli.

Sa shpesh duhet të lahet fëmija? Larja e fëmijës në mënyrë të përditshme është e gabuar, sidomos nëse do të përdoret sapun apo shampo. Të vegjëlit duhet të lahet çdo 3 ditë, pra rreth 2 herë në javë, në mënyrë që të mos dëmtohet lëkura por njëkohësisht të ruhet edhe një higjenë e mirë. Ka disa zona të trupit të fëmijës sic janë: duart, këmbët, fytyra dhe zona e bebelinës, të cilat duhet ta pastrohen çdo ditë dhe madje disa herë në ditë sidomos gjatë stinës së verës./përnënat/

Artikulli paraprakGjatë gjithë kohës i kemi pastruar veshët në mënyrë të gabuar, ja përse
Artikulli i rradhës A është e dëmshme të merrni hapa për gjumë gjatë shtatëzanisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.