Mund të duket diçka normale, por rënia e flokëve është e lidhur me një mori sëmundjesh të ndryshme, po ashtu edhe me çrregullim mental.
Rënia e flokëve konsiderohet të jetë një prej sëmundjeve, sipas fiziologjistes Lizandra Arita rënia e flokëve është një sëmundje e cila quhet Trichotillomania.
Ndërsa në anën tjetër fiziologjistja nga Brazili Wilze Bruscato mendon që ky çrregullim është si pasojë e veprimeve dëmtuese ndaj vetes dhe një çrregullim i kontrollit të impulseve.
Mirëpo kush janë targeti i kësaj sëmundjeje?!
Si fillim themi se nuk ka ndonjë dallim sa i përket moshës apo gjinisë, por më së shumti preken fëmijët e vegjël, gratë në periudhën e adoleshencës dhe të rriturit.
“Shumicën e rasteve kjo ndodh tek gratë, mirëpo as burrat nuk qëndrojnë mbrapa këtij çrregullimi” thotë Bruscato, transmeton Gazeta Shneta.
Lajmi i mirë është që kjo lloj sëmundjeje mund të trajtohet edhe nga ana mjekësorë por edhe nga ajo psikologjike./Gazeta Shneta/