Nëna Natalie Reynolds e ka lënë punën për t’u kujesur për dy fëmijët e saj, por tani ajo po arrin të fitojë rreth 560 euro në muaj nga shtëpia.
Natalie e cila është nënë e fëmijëve Mimi 4 vjeçare dhe Sofida 20 muajshe, jeton në Angli bashkë me burrin e saj Ollie. Ideja e saj për të fituar para arriti tek ajo gjatë një “pastrimi të shtëpisë”, kur ajo tha se zbuloi se ajo mund të bënte një pasuri duke shitur “rrëmujën e padëshiruar” të fëmijëve të saj në internet.
“Duke shitur më parë disa artikuj në eBay, unë vendosa të ‘pastrojë’ në shtëpinë time në kohën e lirë për të bërë ca para shtesë”. Nëna 36-vjeçare kishte arritur të fitonte 500 euro nga shitjet në eBay, duke vendosur në shitje lodrat dhe sendet shtëpiake që i konsideronte si “të pavlera”.
Megjithatë, Natalie pranon se si shumë prindër, ajo ka ndonjë ndjeshmëri për lodrat e fëmijëve të saj. /lajmi