Yumi Palmer shfaqte simptoma të ngjashme me Covid-19, 24 – orë para lindjes së djalit të saj.
E frikësuar se mos mund të bartej virusi edhe tek foshnja, Yumi lajmëroi ndihmën e parë për të marrë shërbimet përkatëse shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Pas një punë të gjatë, stresuese e paksa të komplikuar, Yumi arriti ta përqafonte ngrohtësisht djalin e saj – Orio, që rezultoi negative nga Covid-19.
“Ne po i numërojmë bekimet tona çdo minutë të çdo dite,” thotë Yumi. “Të jesh në shtëpi me burrin dhe djalin tonë të bukur, të gjithë të shëndetshëm, është gjithçka që na nevojitet.”, shtoi Yumi./GazetaShneta/