H.C, një nënë 35-vjeçare, e cila postoi në një grup nënash një foto të 3-viteve më parë, por që pasqyron një problem shumë actual, tregoi një foto tek po luante me vajzën e saj 1-vjeçare në rrëshqitësen e një parku, ku dallohet qartë këmba e vogëlushes që ka ngecur mes rrëshqitëses dhe trupit të nënës.
‘’Isha në park së bashkë me bijën dhe tim shoq, dhe mu duk një ide shumë interesante të rrëshqisja me të. Nuk vura re asnjë tabelë apo paralajmërim që e ndalonte këtë gjë, kështu që hipëm bashkë tek lodrat. Fillimisht nuk e kuptova që këmba e saj kishte ngecur mes times dhe rrëshqitëses. E dërguam vajzën menjëherë në spital dhe mjekët konstatuan që ajo kishte thyer tibian dhe fibulës e këmbës së djathtë, praktikisht ashtin e madh dhe të vogël të nëngjurit dhe duhej të mbante këmbën në allçi për 4 javë. Doktorët na thanë se nuk është aspak e sigurt rrëshqitja me fëmijën në prehër. Këtë duhet ta kuptojnë edhe prindër të tjerë, që deri më tani kanë menduar të kundërtën. Mendoj se ky veprim papërgjegjshmërie nga ana ime duhet të bëhet mësim për prindër të tjerë.”, -përfundon Heather për ”People”.
Sipas të dhënave të Akademisë Amerikane të Pediatrëve, rreth 350.000 të moshës 1-2 vjeç kanë pësuar lëndime të gjymtyrëve të sipërm dhe të poshtëm, përgjatë viteve 2002-2015. Hulumtuesit e këtij studimi mbi 10-vjeçar raportuan gjithashtu se në rreth 36% të rasteve, këto lëndime preknin gjymtyrët e poshtëm të fëmijëve./Living.al/