Gazetarja e shkencës dhe shëndetit, Robin Nixon Pompa, më 2010 kishte kuptuar që fëmija i saj, Clara, kishte një alergji potencialisht vdekjeprurëse në vezë dhe fruta arrore.
Ajo iu referua Doktor Gideon Lack, Profesorit të Alergjisë Pediatrike dhe Kreut të Shërbimit të Alergjisë së Fëmijëve në Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust.
Ai i kishte rekomanduar asaj që ta ushqente për çdo ditë vajzën e saj me lloje të frutave arrore prej të cilave ajo nuk kishte alergji, si dhe një nga 20 ëmbëlsirat që përmbajnë vezë, ta ushqejë secilën ditë.
Ëmbëlsira e parë ishte gatuar me një vezë të vetme, para se të shtoheshin më shumë vezë në recetë gjatë një periudhe dy mujore.
Ndërkaq tani, Clara, gjashtë vjeçare, nuk ka alergji në vezë, falë konsumimit ditor të disa frutave arrore që nuk e vunë atë në rrezik të shokut anafilaktik (anaphylactic), meqë rast ajo nuk është më alergjike as në vezë e as në frutat tjerë arrorë./Gazeta e Re/