Në shoqërinë kosovare ende është tabu të flasësh për gratë që jetojnë dhe rrisin fëmijët të vetme.
Për shkak të paragjykimeve dhe nivelit të ulët të vetëdijes, ky komunitet i grave shpesh përballet me stigamtizime e ofendime.
Edhe mamia Razie Musa ka folur më gjerësisht rreth kësaj teme në një postim në Facebook, shkruan GazetaShneta.
Ajo ka thënë se shpesh i rastisë të dëgjojë fjalë të tilla si “ky është fëmijë jashtëmartesor”, ose “kjo është e lënë nga burri, kush e di se kush e përkrah për ta rritur fëmijën”.
Musa bën thirrje që një mentalitet i tillë të rrëzohet sepse “gratë e vetme që rritin fëmijë janë heroina që duhet ngritur e vlerësuar në shoqëri e jo të jenë të stigmatizuara e paragjykuara pa asnjë nevojë”. /GazetaShneta/
Lexoni postimin e plotë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1272873369556439&set=a.154737558036698&type=3&theater