Vogëlushja Bonnie Robson, pesë vjeçe, u diagnostikua me retinoblastoma – një formë e kancerit të syrit që zakonisht prek fëmijët nën moshën gjashtë vjeç.
Diagnoza e saj erdhi pasi prindërit Lisa Shaw, 38 vjeçe dhe Daryl Robson, 42 vjeç, vunë re një “shkëlqim të bardhë” të pazakontë në bebëzën e djathtë të vajzës së tyre në dhjetor 2021, shkruan The Independent.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit e shqetësuar e dërguan vajzën Bonnie te okulisti dhe ajo u referua më pas në Spitalin Doncaster Royal Infirmary në Angli, ku u përcaktua se kishte retinoblastomë të shkallës E.
Diagnoza e kancerit të Bonnie erdhi vetëm pesë muaj pas betejës së nënës së saj me kancerin e gjirit, ku ajo iu nënshtrua kimioterapisë, mastektomisë dhe radioterapisë.
Vogëlushja Bonnie iu nënshtrua një operacioni për të hequr syrin e saj të djathtë më 20 janar 2022. Pas operacionit, ajo kaloi dhe katër raundeve të kimioterapisë dhe tani është pa kancer.
Shenjat tipike të retinoblastomës përfshijnë një shkëlqim të bardhë i cili mund të shfaqet vetëm në drita të caktuara si dhe një ndryshim në pamjen e syrit përshembull një sy të fryrë, megjithëse shpesh vetëm një shenjë ose simptomë është e pranishme. /Gazeta Shneta/