Në nëntor të vitit 2016 një nënë meksikane kur u kthye nga puna e gjeti beben e saj me ethe.
Ajo e mori një krem të quajtur Vicks VapoRub e cila ka efekt të shpejt në lehtësimin e kollës, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi ia vendosi kremin në gjoks dhe në hundë, nëna u shtri për të pushuar pak por atë e zuri gjumi nga lodhja.
Tragjedia ndodhi derisa nëna ishte duke fjetur.
Ajo u zgjua pak më vonë dhe e pa beben e saj duke mos marr frymë. E dërgoi shpejt në spital, por foshnja tashmë kishte ndërruar jetë.
Raporti mjekësor konstatoi se foshnja vdiq nga inflamacioni në traktin respirator, që u shkaktua nga vaji i kremit.
Ajo e ka shpërndarë këtë histori në rrjetet sociale për t’i paralajmëruar nënat tjera për të mos e bërë të njëjtin gabim. /Gazeta Shneta/