Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna sjell në jetë foshnjën me tre koka

Jetë 19/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnjë vajzë e cila ka lindur në Indi ka shokuar keq mjekët pasi ka lindur me 3 koka. Anëtarët e familjes thuhet se janë “të shokuar” pas lindjes së pazakontë të enjten e kaluar.

Nëna e foshnjës u paraqit në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh, pasi kishte vuajtur dhimbje ekstreme në vendin e saj të punës duke qenë në muajin e fundit të shtatzënisë. Por të afërmit dhe mjekët mbetën jashtë mase të habitur kur nëna e re lindi një fëmijë me tre “koka”.

Foshnja ka dy zgjatime të mëdha të formuara në skeletin e pasmë,  defekt i rrallë në lindje që njihet si encefaloceles. Mjekët thanë se mamaja nuk kishte përjetuar ndonjë ndërlikim gjatë shtatzënisë së saj e cila kishte qenë shumë normale.

Po ashtu treguan se do të bënin një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar gjendjen mjekësore që shkaktoi anomalinë.

“Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore. Trupi i fëmijës nuk është zhvilluar plotësisht. Ne do të kryejmë një MRI skaner dhe pastaj do të kryejmë një operacion për të ndarë ‘kokat”, shpjegoi Rajesh Thakur, Kryemjeku i Spitali të Qarkut, Etah.

Edhe pse e rrallë, ka pasur raporte të tjera për lindjen e foshnjave me më shumë se një kokë, veçanërisht në vendet afrikane.

Ky lloj i defektit të lindjes quhet encephalocele. Sipas NHS, një encephalocele është një lloj i rrallë i defektit kongjenital të tubit nervor, ku një pjesë e kafkës nuk është formuar siç duhet. Pra, një pjesë e indeve të trurit dhe strukturave të lidhura janë jashtë kafkës. /syri.net

Artikulli paraprakDepilimi gjatë shtatzënisë, sa është i sigurt
Artikulli i rradhës Prindërit ia vendosin emrin më të veçantë vajzës, e quajnë Arrë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.