Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna të reja, mësoni këtu si ta pastroni beben menjëherë pas lindjes

Jetë 14/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka ndryshime me rëndësi midis lëkurës së foshnjës së porsalindur dhe asaj të një fëmije të rritur.

Lëkura e një bebe është mjaft më delikate dhe më e prirur ndaj reaksioneve alergjike, irrituese.

Pas lindjes…

Lëkura e një foshnje të porsalindur kalon disa ndryshime gjatë muajit të parë të jetës sepse ajo përshtatet nga ambienti uterin në një ambient ekstrauterin.

Gjatë kësaj periudhe epiderma dhe derma (shtresat e lëkurës)  zhvillohen më tej dhe ka një ndryshim të ndjeshëm në pH e sipërfaqes së lëkurës së foshnjës.

Shumë prej problemeve me lëkurën e të porsalindurit si: ekzema, skuqja nga pelenat mund të zhvillohen në muajin e parë.

Pastrimi dhe hidratimi i lëkurës së foshnjës

Tendenca e prindërve është të lajnë fëmijën çdo ditë, por sipas Ministrisë së Shendetësisë dhe ekspertëve infantilë, një foshnjë nuk duhet larë përditë, edhe pse parapëlqehet të lahet foshnja në darkë me synimin që të relaksohet dhe qetësohet për natën.

Pas lindjes mjaft prindër presin dhe kërkojnë që foshnjat e tyre të lahen që të hiqet vernix caseosa, gjaku, mekoniumi dhe mbetjet qelizore.

Pjesa më e madhe e tyre mund të pastrohen me një peshqir, të butë të pastër menjëherë pas lindjes.

Sasia e vernix caseosa  (shtresa e bardhë qe mbulon lëkurën e bebes), tek foshnjat e lindura në term të plotë ndryshon nga foshnjat premature të cilat kanë tendencë të kenë shumë pak dhe kjo më shumë vërehet në palat e lëkurës. Rekomandohet që vernix caseosa të mos hiqet menjëherë pas lindjes.

Si ta lajmë beben?

Larja e foshnjës vetëm me ujë për dy javët e para pas lindjes dhe mospërdorimi i kremrave, locioneve për lëkurën e thatë pakëson rrezikun e irritimeve.

Megjithatë përdorimi i një pastruesi me pH neutral dhe një zbutësi e hidratuesi, i cili është i përshtatshëm për këto mosha mund të mos krijojë probleme.

Sygjerohet që nëse banja kufizohet në dy ose tre herë në  javë, rreziku për irritimin e lëkurës, thithjen e kimikateve në sipërfaqen e lëkurës, ndryshimet e pH të sipërfaqes së lëkurës janë më të pakta.

Bebet më ngjyrë kanë tendencë të kenë lëkurë më të thatë dhe kanë rrezik më të lartë për probleme të lëkurës si ekzema. /pernenat

Artikulli paraprakHistoria prekëse, vetëm nënat që ushqejnë me gji mund ta kuptojnë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 15 gusht 2017

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.