Shqetësoheni se të keni më shumë fëmijë mund të iu ngadalësojë në punë? Mund të jetë krejt e kundërta.
Një studim i kohëve të fundit që shqyrton lidhjen midis produktivitetit dhe prindërve midis një grupi zbuloi se nënat dhe baballarët që kishin dy ose më shumë fëmijë ishin më produktivë se ata me vetëm një fëmijë ose pa fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit vunë në dukje se ndikimi i të pasurit fëmijë në produktivitetin e një prindi ndryshoi me kalimin e kohës. Kur fëmijët ishin të vegjël, prindërit e tyre ishin më pak produktiv por ndërsa fëmijët rriteshin në vitet e tyre të adoleshencës dhe më gjerë, produktiviteti i prindërve të tyre u rrit.
Lajmi i mirë ishte që duke pasur parasysh kushtet e duhura, nënat profesioniste nuk kishin pse të shqetësoheshin që të bëheshin prindër dhe as prindërimi nuk do të rrezikonte karrierën e tyre. /GazetaShneta/