Gratë që janë në mbipeshë në fillimet e shtatzanisë mund të kalojnë në nivele të pamjaftueshme të Vitaminës D tek bebet e tyre.
Vitamina D është e tretshme në yndyrë dhe studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që ishin në mbipeshë priren të kenë nivele më të ulëta të vitaminës në gjakun e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë studim, nënat mbipeshë kishin nivele më të ulëta të Vitaminës D në fund të shtatzanisë së tyre dhe transferojnë shumë më pak Vitaminë D tek pasardhësit e tyre në krahasim me nënat me pak peshë.
Sipas autorëve është e mundur të Vitamina D të sekuestrohet në yndyrë të tepërt dhe të mos transferohet sa duhet nga një grua shtatzënë tek fëmija i saj. /GazetaShneta/