Duket se ka një lidhje midis stresit dhe gjinisë së foshnjës që keni.
Një studim i ri ka zbuluar që nënat në pritje që ndjehen të mbinarkuara ose depresion kanë më shumë të ngajrë të lindin vajza, transmeton Gazeta Shneta.
Ekziston gjithashtu një rrezik i lartë për të lindur para kohe nëse ndiheni nën presion.
Shkencëtarët në Universitetin Columbia në New York studiuan një grup prej 187 grave shtatzëna dhe shikuan stresin e tyre mendor dhe fizik.
Ata zbualuan se nënat që janë duke u ndjerë nën presion kanë të ngjarë të kenë nj ëvajzë dhe kanë rrezik të madh të pësojnë abort në qoftë se janë shtatzënë me një djalë.
Studiuesit besojnë se fetusi femër është më i fortë dhe kjo mund të jetë arsyeja pse më shumë vajza kanë lindur pas traumave natyrore, siç janë 9/11 dhe katastrofat e tjera të mëdha natyrore.
Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse fetuset mashkullorë marrin më shumë kohë për t’u zhvilluar krahasuar me fetuset femra.
Profesor Catherine Monk, e cila drejtori studimin tha se kjo nuk ka për qëllim të alarmojë gratë ose t’i fajësojë ato.
“Është një mundësi e rëndësishme për të gjetur mënyra për të menaxhuar stresin tuaj, qoftë meditim, kohë me fmailjen, miqtë ose aktivitete të lira”, tha ajo.
“Barku i mitrës është një shtëpi me ndikim të parë, aq i rëndësishëm sa edhe ai në të cilin është rritur një fëmijë, nëse jo më shumë”.
Studimet epidemiologjike sugjerojnë që stresi i nënës mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe peshë më të ulët të lindjes dhe disa gra mund të zbulojnë se ndjehen më keq se zakonisht.
Fëmijët që kishin nëna që ndjeheshin të stresuara gjatë shtatzanisë gjithashtu janë më të ndjeshme ndaj asmës, tregojnë studimet e tjera.
Hulumtimi gjithashtu zbulon se stresi gjatë shtatzanisë gjithashtu mund të shkaktojë probleme të sjelljes tek fëmijët.
Gratë që ndjehen të stresuara janë gjithahstu më të prekshme nga zhvillimi i depresionit pas lindjes, thonë ekseprtët. /GazetaShneta/