Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhet Presidenti, zgjedhje

Lajme 02/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teksa vendi po hyn në ditët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paralajmëruar se dështimi për ta përmbyllur procesin deri më 5 mars do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Cakollit, debati politik po zhvillohet më shumë rreth asaj se “kujt do t’i mbetet faji” në rast të dështimit, sesa rreth gjetjes së një zgjidhjeje që garanton stabilitet institucional.Ai ka kritikuar edhe idetë e hedhura së fundmi për pezullimin e afatit kushtetues përmes ndërhyrjes së Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke theksuar se ky institucion nuk është mekanizëm për zgjidhje politike, por garantues i rendit kushtetues.

“Vet mënyra si Kushtetuta e ka ndërtuar procesin e zgjedhjes së Presidentit dëshmon se synimi ka qenë që ky post të mos jetë produkt i thjeshtë i shumicës parlamentare. Kërkesa për kuorumin dhe votat e dy të tretave në raundet e para, sipas Cakollit, është një mekanizëm “anti-shumicë”, i projektuar për të siguruar mbështetje më të gjerë politike”, shkruan ai.

Ai ka theksuar se procedura me së paku dy kandidatë dhe 30 nënshkrime për nominim e strukturojnë garën në mënyrë demokratike, ndërsa raundi i tretë garanton përfundimin e procesit dhe vazhdimësinë institucionale.

Cakolli ka sqaruar gjithashtu se afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është 5 marsi – jo 4 marsi – dhe se kalimi i këtij afati e vendos vendin në situatë të mospërmbushjes së një obligimi kushtetues.

“Nëse afatet varen nga vullneti për të nisur procedurat, atëherë ato humbin çdo kuptim”, ka theksuar ai, duke shtuar se një situatë e tillë praktikisht mund të adresohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Ndërkohë, Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se “vendi nuk shkon në zgjedhje nëse nuk zgjidhet Presidenti më 4 mars”.

“Referuar ndërtimit të strukturës së normës kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO29/11, vendi nuk shkon në zgjedhje nëse nuk zgjedhet Presidenti me 4 mars 2026, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në seancë plenare dhe në votim në tri raundet e përcaktuara kushtetuese”, ka shkruar ai.

Artikulli paraprakQKUK ia shtoi 100 mijë Euro tenderit me kërkesë të kompanisë “Medica”
Artikulli i rradhës Alergjitë sezonale në prag të pranverës: Këshilla praktike për të shmangur polenin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.