Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alergjitë sezonale në prag të pranverës: Këshilla praktike për të shmangur polenin

Jetë 02/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me afrimin e pranverës dhe rritjen e temperaturave, poleni nis të bëhet një nga shqetësimet kryesore për personat që vuajnë nga alergjia sezonale (hayfever). Kruajtja e syve, rrjedhja e hundës, teshtimat dhe vështirësitë në frymëmarrje janë ndër simptomat më të shpeshta që shfaqen gjatë kësaj periudhe.

Ekspertja Tina Patel ka ndarë disa këshilla praktike për të reduktuar ekspozimin ndaj polenit dhe për të lehtësuar simptomat gjatë pranverës.

Një nga rekomandimet kryesore është të mos hapen menjëherë dritaret sapo moti të ngrohet. Edhe pse ajri i freskët është joshës, hapja e dritareve mund të lejojë depërtimin e polenit në ambientet e brendshme, duke shkaktuar irritim dhe lotim të syve. Sipas saj, pasi poleni hyn në shtëpi, mund të jetë i vështirë për t’u larguar.

Për këtë arsye, këshillohet pastrimi i rregullt i shtëpisë me fshesë me korent dhe fshirja e sipërfaqeve me leckë të lagur, në mënyrë që të hiqen grimcat e polenit.

Një tjetër rekomandim lidhet me lulet e freskëta në shtëpi. Personat me alergji sezonale duhet të shmangin mbajtjen e tyre ose të zgjedhin me kujdes llojet që sjellin brenda. Disa lule konsiderohen më të përshtatshme për personat alergjikë, si trëndafilat, tulipanët, hortensiat, orkidetë dhe bozhuret.

Ekspertja thekson gjithashtu rëndësinë e kufizimit të ekspozimit ndaj polenit gjatë ditës. Ajo sugjeron aplikimin e një sasie të vogël vazeline rreth vrimave të hundës, e cila mund të ndihmojë në kapjen e grimcave të polenit përpara se të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes.

Po ashtu, rekomandohet që pas kthimit nga jashtë të bëhet dush dhe të ndërrohen rrobat, për të larguar polenin e mbledhur në trup dhe veshje.

Zbatimi i këtyre masave të thjeshta mund të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të alergjive sezonale dhe ta bëjë periudhën e pranverës më të përballueshme për personat e prekur.

Artikulli paraprakNëse deri më 5 mars nuk zgjidhet Presidenti, zgjedhje
Artikulli i rradhës Tetë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.