Nëse doni ta shoqëroni bashkëshorten gjatë lindjes duhet t’i dini këto 7 gjëra

2019-04-28 në ora 21:17

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë dëgjojmë raste kur babai qëndron me nënën ndërsa ajo lind fëmijën. Personazhe të famshëm e kanë pranuar shpesh këtë dhe kanë treguar eksperiencat e tyre. Por nëse po mendoni që edhe ju të bëni të njëjtën gjë duke ndarë bashkë me bashkëshortin emocionin e pritjes, ndoshta ka disa gjëra që ai duhet të dijë paraprakisht.

Kështu që ajo që mund të bëni është të lexoni se cilat janë këto gjëra dhe t’ia bëni të ditura para se ta vendosë t’ju shoqërojë gjatë lindjes.

1.Ai mund të shohë një anë tjetër tuajën. Trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime gjatë shtatzënisë, qoftë emocionalisht, fizikisht apo mendërisht. Dhe, gjatë lindjes do të përjetoni akoma edhe më shumë ndryshime. Në këtë pikë, ju dëshironi që burri juaj të jetë i gatshëm për çdo kërkesë që ju do t’i bëni. Dhe mos harroni se trupi juaj po bën diçka mjaft të mrekullueshme dhe të pabesueshme. Është e thjeshtë – ju keni përgjegjësinë e sjelljes në jetë të një njeriu të vogël, kështu që ju lejohet të keni emocione të çuditshme rreth kësaj situate. Për këtë arsye bashkëshorti duhet të jetë i vendosur për ta trajtuar mirë këtë anë emocionale tuajën.

2.Përfshini planin tuaj të lindjes në planin e përgjithshëm. Ju dëshironi që gjysma juaj më e rëndësishme të asistojë gjatë lindjes. Kjo situatë mund të jetë disi e frikshme por gjithçka që ju dëshironi është që ai të qëndrojë pranë jush dhe të tregojë mbështetjen e tij. Dhe nëse gjërat rreth lindjes nuk shkojnë siç duhet ai duhet t’ju kujtojë gjithmonë se fëmija juaj do të jetë gjithmonë i juaji pavarësisht mënyrës se si ai vjen në jetë.

3.Ju keni nevojë për kohën “Unë”. Po, burri juaj është personi më i rëndësishëm në jetën tuaj dhe ju absolutisht e doni atë. Por, nganjëherë, mund të ndiheni sikur ai nuk është në gjendje t’ju kuptojë. Ose, ju jeni thjesht të lodhura. Sido që të jetë ju mund të keni nevojë për të qëndruar vetëm, edhe nëse është thjesht për të mbledhur veten dhe për tu relaksuar. Gjithashtu, bëjini të ditur se ai duhet të jetë atje kur ju keni nevojë për të.

4.Regjistroni kujtimet e bukura. Mund të mbani një album me foto gjatë gjithë rrugëtimit, por gjatë lindjes ju do të jeni të zëna. Kështu që ky mund të jetë momenti kur burri juaj të marrë përgjegjësinë për të bërë disa foto të bukura sepse ato momente do të mbahen mend përgjithmonë.

5.Partneri duhet të bëjë kujdes me ushqimet pas lindjes. Nëse deri në këtë kohë ju i keni kërkuar që të mbajë me vete ushqimet që dëshironi të konsumoni, ai nuk duhet t’ju kujtojë apo sugjerojë gjatë kësaj kohe asnjë ushqim. Nëse ai dëshiron të hajë gjatë kësaj kohe, më mirë të largohet që aty.

6.Dhoma e lindjes është vetëm për njerëzit që janë shumë të rëndësishëm. Ju nuk mund të jeni plotësisht vetëm kështu që nuk do të jetë surprizë nëse ju do të doni vetëm njerëzit më të dobishëm në këtë moment. Ju jeni të lodhura si emocionalisht, ashtu edhe fizikisht dhe doni që burri juaj ta dijë këtë. Në fakt, mund të uleni me të dhe të diskutoni për njerëzit që do të duhet të jenë të pranishëm aty.

7.Gjithçka do të ndryshojë. E gjithë bota juaj do të ndryshojë sapo të vijë i vogli në jetë. Por, ky ndryshim do të jetë gjëja më e bukur që ju ndodh juve të dyve, dhe bashkëshorti juaj duhet ta dijë këtë.