Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse e keni këtë gjendje shëndetësore, mund të jeni të mbrojtur nga Covid-19

Jetë 05/12/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju tanimë i njihni faktorët që ju rrezikojnë në rritje të një beteje të rëndë me koronavirusin e ri duke përfshirë moshën tuaj, peshën dhe çdo gjendje shëndetësore që mund të keni para se të infektoheni me virus.

Por, kur bëhet fjalë për faktorët që ju mbajnë të sigurt nga virusi i fundit, kjo është diçka për të cilën nuk kemi ditur shumë, shkruan burimi BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit të ri të botuar në ‘Journal of Alergy and Clinical Immunology’, një grup befasues mund të jetë më pak i prirur për kontraktimin e Covid-19 dhe ata janë: personat me astmë.

Sondazhi u krye nga studiues izraelitë, të cilët testuan 37,469 pacientë, 6 përqind e të cilëve ishin pozitivë për virusin.

Ndër atë grup të infektuar, 6.75 përqind kishin astmë. Sidoqoftë, në mesin e pacientëve që ishin negativë ndaj virusit, 9.62 përqind e tyre ishin astmatikë.

Si rezultat, studiuesit arritën në përfundim se ekziston “ndjeshmëri më e ulët për Covid-19 në pacientët me astmë para-ekzistuese”.

Sipas statistikave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kjo do të thotë se 7.7 përqind e të rriturve amerikanë dhe 7.5 përqind e fëmijëve amerikanë që kanë astmë mund të jenë disi të mbrojtur nga virusi.

Duke qenë se Covid-19 më së shpeshti sulmon mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes, këto zbulime mund të duken kundërintuitive.

Por, ka disa shpjegime të mundshme për këtë sipas studiuesit Dr. Eugene Merzon, të Universitetit të Tel-Aviv.

Duke folur për ‘Jerusalem Post’, Dr. Merzon theksoi se astmatikët kanë nivele më të ulëta të receptorëve të angiotenzinës konvertuese që është një mekanizëm me të cilin koronavirusi i ri infekton qelizat tuaja.

Së dyti, astmatikët marrin më shumë masa paraprake për mënyrën e jetesës që mund t’i ndihmojnë ata të shmangin kontraktimin e Covid-19 sepse e dinë që ndikimi i tij mund të jetë më serioz.

Dhe së treti, trajtimet që pacientët marrin rregullisht për astmën, veçanërisht korikosteroidet e absorbuara, gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre të kapjes së virusit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJava e 32-të e shtatzënisë: Njihuni me ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj
Artikulli i rradhës Vaksina Covid do t’ju mbrojë për të paktën këtë kohë, zbulon studimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.