Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se më 18 shkurt 2026 do të mbahen zgjedhjet për Kuvendin e saj, në kuadër të Legjislaturës së IV. Procesi zgjedhor do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Përmes një njoftimi zyrtar, OMK u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive në zgjedhjen e përfaqësuesve të rinj në Kuvendin e Odës, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, pjesëmarrja e mjekëve në këto zgjedhje është thelbësore për funksionimin e qëndrueshëm dhe forcimin e institucionit profesional që përfaqëson interesat e tyre. Zgjedhja e përfaqësuesve të rinj pritet të ndikojë në drejtimin dhe prioritetet e Odës për mandatin e ardhshëm.
OMK ka inkurajuar të gjithë anëtarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në procesin vendimmarrës të institucionit. /Gazeta Shneta/





