Një studim i ri tregon se humbja e dëgjimit lidhet me rënien njohëse përmes ndryshimeve të përbashkëta në tru.
Studiuesit zbuluan se atrofia strukturore dhe ulja funksionale në zona të caktuara të trurit shoqërohen si me përkeqësimin e dëgjimit ashtu edhe me dëmtimin kognitiv, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Ata propozojnë një tregues të ri, të quajtur raporti funksional-strukturor (FSR), i cili mund të shërbejë në të ardhmen për vlerësimin e rrezikut për demencë te personat me humbje dëgjimi të lidhur me moshën.
Studimi, i publikuar në “eNeuro”, analizoi trurin e personave me presbikuzë, forma më e zakonshme e humbjes së dëgjimit në botë.
Kjo gjendje prek të dy veshët dhe e bën më të vështirë dallimin e tingujve me frekuencë të lartë, si disa bashkëtingëllore. Në SHBA, vlerësohet se prek rreth dy të tretat e njerëzve mbi 70-vjeç.
Studiuesit krahasuan 55 persona me presbikuzë dhe 55 pa probleme dëgjimi, të moshës 50–74 vjeç.
Ata përdorën rezonancën magnetike për të analizuar trurin dhe testuan dëgjimin dhe funksionet njohëse.
Rezultatet treguan se performanca më e dobët në testet e dëgjimit lidhej me FSR më të ulët në zona të trurit që përpunojnë tingujt, kujtesën dhe vendimmarrjen. Po këto zona lidhen edhe me rezultate më të dobëta në testet njohëse.
Neurologu Steve Allder nga “Re:Cognition Health”, shtoi se një biomarker i tillë do të ndihmonte në zbulimin e hershëm të personave në rrezik. /Gazeta Shneta/


