Në Kosovë po mban një mot i acartë me reshje bore gjatë tërë javës. Temperaturat po vazhdojnë të shkojnë deri në minus 13 gradë celcius.
Sot temperaturat minimale do të jenë minus 13 gradë, ndërsa ato maksimale minus 5 gradë. Nesër pritet që i ftohtë i madh ta përfshijë vendin tonë.
Sipas Facebook, temperaturat maksimale nesër në Prishtinë do të sillen rreth minus 4 gradë, ndërsa minimalja do të prekë minus 19 gradë celcius, shkruan Gazeta Express.
Moti i ftohtë pritet të pësojë përmirësim drastik gjatë vikendit.