Ënjtja, e njohur ndryshe edhe si edema gjatë periudhës së shtatzënisë është më e shtuar.
Arsyeja se pse shtohet etja është pasi që trupi përpunon fuqishëm për organizmin e bebes dhe atë tuajin, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, ekzistojnë disa raste kur ënjtja është shqetësuese
Preklampsia
Deri së fundmi ënjtja ka qenë një nga simptomat që përdorej për të diagnostikuar preklampsian, një gjendje ku niveli i lartë i presionit të gjakut gjatë shtatzënisë. Por sot nuk është më një nga kriteret diagnostikuese , pavarësisht se shumë femra shtatzënë e lidhin nivelin e presionit të gjakut me ënjtjen.
Mpiksje e Gjakut
Mund të formohen nëpër venat. Rreziku rritet gjatë shtatzënisë pasi trupi po prodhon më shumë gjak e cila si rezultat mund të sjell mpiksje. Simptoma të tjera të mpiksjes përfshijnë dhimbjen, forcimin dhe skuqjen. Ju mund të vini re se një këmbë duket më e ënjtur se tjetra. Vendi më i zakonshëm për mpiksje të gjakut është fundi i këmbëve por mund të ndodh dhe në vende te tjera. Nëse keni dyshim bisedoni direkt me mjekun tuaj.
Infeksion i lëkurës
Nëse ju shfaqet një infeksion i lëkurës ju mund të keni ënjtje shoqëruar me temperature, dhimbje apo dhe flluska. Nëse dyshoni sërish diskutoni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/