Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk Neuralink njoftoi të enjten marrjen e miratimit nga FDA për të nisur studimin klinik të parë në njerëz.
“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA dhe përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, njofton kompania në një postim në Twitter, përcjell Gazeta Shneta.
We are excited to share that we have received the FDA’s approval to launch our first-in-human clinical study!
This is the result of incredible work by the Neuralink team in close collaboration with the FDA and represents an important first step that will one day allow our…
— Neuralink (@neuralink) May 25, 2023
Burimi medial Reuters raportoi në mars se FDA hodhi poshtë aplikacionin e Neuralink të paraqitur në fillim të vitit 2022 dhe përshkroi dhjetëra çështje që kompania duhet të adresojë.
Sipas shtatë punonjësve aktualë dhe të mëparshëm, FDA kishte shqetësime për sigurinë në lidhje me baterinë e litiumit të pajisjes dhe potencialin që telat e vegjël të implantit të migrojnë në zona të tjera të trurit. Për më tepër, agjencia kishte pyetje nëse dhe si mund të hiqej pajisja pa dëmtuar indet e trurit.
Neuralink po zhvillon një ndërfaqe tru-kompjuter (BCI), një sistem që merr sinjalet e trurit, i deshifron dhe i përkthen ato në komanda që transmetohen në teknologjitë e jashtme. BCI mund të përdoret për të zëvendësuar ose rivendosur funksionin e dobishëm për njerëzit me aftësi të kufizuara nga çrregullime neuromuskulare, të tilla si skleroza laterale amiotrofike, paraliza cerebrale ose goditje në tru.
Musk, i cili është gjithashtu CEO i kompanive Tesla dhe SpaceX, ka thënë më parë se çipi i trurit i Neuralink mund të përdoret për të trajtuar verbërinë, obezitetin dhe sëmundjet mendore, të tilla si depresioni dhe skizofrenia.
Në tweet-in e kompanisë, Neuralink ka thënë se rekrutimi për provën e tyre klinike nuk është ende i hapur, por më shumë informacion do të njoftohen së shpejti. /Gazeta Shneta/