Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurologët kërkojnë nga shteti financimin e terapisë për sklerozën multiple

Lajme 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Neurologëve të Kosovë ka përsëritur kërkesën e saj që shteti të financojë terapinë për pacientët e sëmurë nga skleroza multiple ku llogaritet të jenë rreth 1 mijë vetë

Gjatë ditës së sotme u shënua Dita Botërore e Sklerozës Multiple ku u theksua nevoja e madhe që institucionet t’i përkrahin pacientët me këtë patologji.

Skleroza Multiple prek trurin dhe palcën kurrizore, duke e shkatërruar mbështjellësin e fijeve nervore. Simptomat e zakonshme të kësaj sëmundjeje janë: çrregullimi i shikimit, dhembja dhe mpirja e gjymtyrëve, vështirësitë në koordinim, dobësimi i muskujve, lodhja, çrregullimi i disponimit dhe çrregullimi në jashtëqitje dhe urinim.

Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Dr. Afrim Blyta, tha se ka ardhur koha, që me angazhimin e të gjitha strukturave vendimmarrëse, të bëhet më shumë për sigurimin e terapisë bashkëkohore për trajtimin e Sklerozës Multiple.

“Me energjinë që ekziston sot në vendimmarrje dhe me iniciativën që është marrë nga ana e profesionistëve në sistemin shëndetësor, një iniciativë për trajtimin e kësaj sëmundjeje do të realizohet me sukses në interes të përgjithshëm të pacientëve, që kanë nevojë për ndihmën tonë”, tha Blyta, citohet në komunikatën e QKUK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ndërkaq, theksoi se institucionet vendore do të bëjnë gjithçka për të siguruar buxhet, me të cilin do të mbulohej kostoja e trajtimit të Sklerozës Multiple.

“Ministria e Shëndetësisë, përmes hartimit të koncept-dokumentit për sëmundjet e rralla, tashmë ka nisur hapat konkretë për zgjidhjen e problemit të tyre. Ndërkaq, në Listën e re të Barnave Esenciale, jemi angazhuar që të përfshijmë një numër sa më të madh produkteve për të prekurit nga kjo sëmundje që të zbusim barrën e madhe financiare, që kanë pasur për shumë vite ata”, tha Ismaili.

Në anën tjetër, drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, ka falënderuar mjekët për punën, ndërsa ka premtuar mbështetje të pakursyer nga menaxhmenti, në mënyrë që trajtimi i Sklerozës Multiple të jetë sa më i suksesshëm.

“Ne, si menaxhment i SHSKUK-së, do të ofrojmë mbështetje të parezervë për stafin shëndetësor, me qëllim që diagnostikimi i personave që vuajnë nga kjo sëmundje, të bëhet sa më herët dhe trajtimi të jetë më i suksesshëm”, tha Sejdiu. Në Kosovë, nga kjo sëmundje llogaritet të jenë prekur rreth 1.000 persona, përfundon njoftimi i QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDisa ushqime super të shijshme që janë të mira për shëndetin e të vegjëlve
Artikulli i rradhës Flet vajza që u shërua nga leukemia në Kosovë, ka disa kërkesa për shtetin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.