Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa ushqime super të shijshme që janë të mira për shëndetin e të vegjëlve

Jetë 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë rritjes, fëmijët pësojnë “kriza” ndaj ushqimit të preferuar.

Megjithatë, shumë ushqime të paketuara për fëmijët janë jashtëzakonisht të dëmshmë për shëndetin e tyre. Ato janë shpesh të mbushura me miell të rafinuar, sheqer të shtuar dhe përbërës artificialë, transmeton GazetaShneta.

E për t’i bërë fëmijët të duan të ushqehen shëndetshëm, prindërit duhet të kombinojnë ushqimet e shëndetshme me ushqime që ngjasojnë si të shpejta (snacks) por që realisht kanë përbërës të shëndetshëm, shkruan blogu “What To Expect”.

Kështu ju do të mbushni barkun e fëmijës tuaj me ushqime të shijshme që u ofrojnë energji.

Disa ushqime të shëndetshme:

Kosi

Kosi është një ushqim i shkëlqyer për fëmijët sepse është një burim i mirë i proteinave dhe kalciumit. Kalciumi është veçanërisht i rëndësishëm për kockat në zhvillim të fëmijëve. Disa lloje të kosit gjithashtu përmbajnë bakteret e gjalla të cilat përforcojnë sistemi i tretjes së fëmijës.

Kokoshkat

Ju mund të konsideroni kokoshkat si një ushqim të dëmshëm por në të vërtetë ato janë tejet ushqyese.

Për sa kohë që nuk i hidhni përzierje jo të shëndetshme, kokoshka mund të jetë një ushqim i shëndetshëm për fëmijët. Megjithatë, bëni kujdes kur ofroni kokoshka për fëmijët e vegjël, pasi mund të jetë një rrezik i ngulfatjes.

Arrat

Arrat kanë përmbajtje të lartë në yndyrnave të shëndetshme, së bashku me fibra dhe antioksidantë.

Pije bio nga frutat (smoothie)

Një “smoothie” me fruta është një mënyrë e mirë për të konsumuar shumë lëndë ushqyese në një gotë të vetme. Ju gjithashtu mund të shtoni pemë e perime sipas shijes. Me ëmbëlsinë e frutave, fëmija juaj nuk do ta kuptojë se është duke konsumuar perimet që nuk i ka qejf.

Patate e ëmbël e skuqur

Patatet e ëmbla janë një nga burimet më të pasura të beta-karotenit, një lëndë ushqyese që mund të shndërrohet në vitaminë A nga trupi juaj. Ai kontribuon që fëmijët të kenë sy lëkurë të shëndetshme

Turshitë

Turshi me tranguj të fermentuar në kripë dhe ujë janë burim ideal i vitaminës K, dhe disa produkte gjithashtu përmbajnë baktere probiotike, të cilat janë të mira për sistemin e tretjes.

Shkopinj karrotash dhe humus

Shumica e fëmijëve i preferojnë soset andaj përfitoni nga humusi dhe karrotat. Fëmijët mund të zhytin karrotat në humus dhe t’i shijojnë. Humusi përmba fibra, folatë dhe shumë antioksidantë.

 

Artikulli paraprakPse nënat shtatzëna duhet ta shmangin pirjen e cigareve elektronike?
Artikulli i rradhës Neurologët kërkojnë nga shteti financimin e terapisë për sklerozën multiple

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.