Shumë persona që ballafaqohen me problemet e harresës mund të gjejnë ndihmë në tavolinën e tyre ushqimore.
Në një studim të fundit, neurologët kanë rekomanduar disa fruta të veçanta të thata si ilaç natyral për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e trurit, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
1. Bademi: Në vendin e parë të listës është bademi, i njohur për vlerat ushqyese të larta dhe aftësinë e tij për të mbrojtur trurin nga stresi oksidativ.
2. Arra indiane: Ky frutë përmban sasi të pasur të magnezit, duke ndihmuar në mbrojtjen e trurit nga humbja e kujtesës dhe aktivizimin e qelizave përgjegjëse për mbajtjen e disponimit në nivelin e duhur.
3. Hurmat: Me fibra natyrale të ëmbla, hurma ndihmon në rregullimin e funksionimit të trurit dhe ofron një gamë të gjerë vlerash ushqyese.
4. Lajthia: Kjo frutë është e pasur me vitaminën B1, yndyra të shëndetshme dhe antioksidantë, të cilat kontribuojnë në funksionimin e mirë të trurit.
5. Fëstëku: Me vlera të larta ushqyese si antioksidantë, yndyra të shëndetshme dhe vitaminë B6, fëstëku është një nga elementët kyç në mbështetjen e trurit.
6. Rrush i thatë: Përmban hekur dhe kalium, duke kontribuar në përmirësimin e memorjes.
7. Arra: Me acidin yndyror omega-3, arra mbështet funksionimin e aftësive njohëse të trurit. Këto fruta, përfshirë ato në dietën e përditshme, mund të jenë një shtesë e vlefshme për ata që dëshirojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre kognitive dhe të luftojnë harresën.”/Gazeta Shneta/


