Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurologu i QKUK-së dr. Fisnik Jashari: Trajtimi i pacientëve me sulm në tru në Qendrën Stroke

Lajme 30/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Fisnik Jashari, neurolog në QKUK, në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar për punën e tyre në Qendrën Stroke, për faktorët e rrezikut që shkaktojnë sulmet në tru dhe për trajtimin e tyre.

Jashari foli për dy mënyra kryesore të trajtimit të sulmeve në tru që është përmes trombolizë dhe trombektomi.

“Në Qendrën Stoke kryhen dy procedura kryesore të trajtimit të sulmit në tru: Tromboliza (dhënja e medikamentit) që shkrin trombin që është formuar në enën e gjakut dhe Trombektomia mekanike (futja mekanike përmes enëve të gjakut) e ngjashme me terapinë që bëhet te sulmet kardiake te infarkti i zemrës”, tha ai.

Jashari tha se Kosova është shumë afër formimit të një Qendre Stoke.

“Jemi afër krijimit të një Qendre Stoke në Prishtinë, në vitin 2022 kemi filluar trajtimin me trombolizë, deri tani i kemi trajtuar 118 pacientë, nga viti i kaluar ka nisur edhe trajtimi me termbektomi mekanike, gjë që kishte filuar nga viti 2020 por ishte ndërprerë tash e kemi rifilluar në fund të vitit të kaluar”, u shpreh Jashari.

Tutje ai ka treguar edhe për faktorët kryesor që shkaktojnë një sulm në tru.

“Secila moshë është potencialisht e prekur, me rritjen e moshës rritet edhe rreziku, përveç moshës, gjinia mashkullore janë më të rrezikuar, konsumimi i duhanit, hipertensioni, diabeti, çrregullim i ritmit të zemrës”, shpjegoi Jashari.

Ndërkohë sa i përket simptomave, sipas Jasharit janë dobësimin e dorës dhe trupit, vështirësia në komunikimi, humbja e shikimit, humbja e stabilitetit në të ecur.

“Trajtimi i sulmit në tru varet nga koha e reagimit, realizimi i CT-së trurit, matja e glikimisë, dhe tensioni aterial”, përfundoi Jashari.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë të Dr. Fisnik Jasharit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjermania ndalon së kërkuari vaksinimin kundër COVID-19 për pjesëtarët e ushtrisë
Artikulli i rradhës Mjekja shqiptare në Gjermani apelon për mostejkalim të dozës së paracetamolit, tregon pasojat

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.