Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neuropsikiatri Blyta kritikon ashpër ministrin Ismaili dhe drejtorët e klinikave

Lajme 25/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Politika është problemi kryesornë shëndetësinë e vendit, sipas specialistit të neuropsikiatrisë, Afrim Blyta, i cili së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘Tête-à-Tête’ me Berat Buzhalën në T7.

Ai thotë se as ekspertët nuk mund të bëjnë zgjidhje për shëndetësinë në vend, e sipas tij kjo është edhe më e pamundur kur me këtë punë merren njerëz që nuk e kuptojnë problemin.

“Dallash është se ti si ekspert nuk mundesh me bo ndryshimin por duhet me bo ndryshimin dikush i cili nuk e kupton problemin. Normalisht ai i cili nuk e di problemin nuk ka me e dhënë zgjidhjen më të mirë’, thotë Blyta gjatë emisionit.

Duke shtuar se “Për shëndetësinë fatkeqësisht po vendosin ata që nuk kanë lidhje me shëndetësinë”, duke aluduar në ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili i cili nuk vjen nga fusha e mjekësisë.

Ai tha më tej se politika është thelluar jashtëzakonisht shumë duke bërë që edhe përgjegjësit e klinikave të jenë nga politika. Ai ka përmendur drejtorin e QKUK-së që sipas Blytës është një mjek specialist i zakonshëm, derisa ka edhe njerëz të tjerë të cilët kanë emër më të madh në këtë institucion si dhe përgatitje akademike.

“Përgjegjësit e klinikave janë eksponenta të politikës. Një pjesë e tyre definitivisht po. QKUK për shembull ka drejtor të klinikës i cili është mjek specialist i zakonshëm duke u nis prej asaj që në atë institucion ka edhe shumë më të vjetër, edhe shumë më të thirrur nga aspekti akademik shumë më të avancum që munden me qenë në atë pozicion”, thotë për fund Blyta.

Artikulli paraprakKamera e sigurisë shfaq realitetin brutal të jetesës me një të porsalindur
Artikulli i rradhës Kur duhet ta lani të porsalindurin tuaj, natën apo ditën

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.