Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nexhmije Gori zgjidhet kryetare e re e Odës së Infermierëve

Lajme 27/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
OIK
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nexhmije Gori është zgjedhur kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesonistëve tjerë shëndetësorë, në Kuvendin e parë të legjislaturës së tretë të OIK.

Gori, e cila vjen nga Klinika e Neonatologjisë ka marrë 129 vota karshi kundërkandidatit Agron Bytyqi i cili mori 44 vota.

Pas konfirmimit të rezultatit, kryetarja e sapozgjedhur e Odës i ftoi anëtarët e Kuvendit që e votuan që t’a mbajnë për fjale për zotimet që ka bërë.

“E dij që do nuk do të jetë aspak e lehtë të jem përballë kërkesave dhe sfidave të panumërta që na presin. Por, vlerat janë aty ku janë vështirësitë. Dhe unë iu them nga këtu se do të vazhdoj edhe atëherë kur vazhdimi të bëhet i vështirë. Ky është rregulli që ndjekin udhëheqës të cilët kanë një qëllim: Të ngërthejnë të vërtetën dhe të luftojnë të keqen”, ka thënë kryetarja e re e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori.

Dyertë e OIK ajo tha se të jenë hapur për secilin anëtarë të OIK.

“Edhe për Ju që keni besuar edhe për Ju që keni menduar se dikush tjetër mund të jetë më i mirë në këtë detyrë. Mendimet ndryshe na bëjnë edhe më të fortë në rrugëtimin tonë andaj respektoj secilën vërejtje, sugjerim dhe kritikë e vlerësim që është konstruktive. Dallimet e sotme i lëmë këtu, që të ecim përpara. Andaj nga sot, gjithë Ju jeni bashkëpunëtorët e mij, për të na ndihmuar për të ecur tutje”, ka thënë kryetarja e re e OIK-ut.

Ajo ka falënderuar edhe kryetarin e deritashëm të OIK, Naser Rrustemaj për punën që ka bërë në konsolidimin e OIK.

“Ndjehem tejet e privilegjuar dhe verësuar që sfidat më të rënda janë tejkaluar nga kryetari i deritashëm z. Naser Rrustemi”, është shprehur ajo, duke potencuar se Rrustemaj do të vazhdojë të japë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në OIK.

Ndryshe, përveç Gorit dhe Bytyqit, kandidat ka qenë edhe Vlora Fejzullahu Ejupi e cila për arsye personale është tërhequr para votimit.

Artikulli paraprakSpitali i Pejës nga nesër ofron shërbime të rezonancës magnetike
Artikulli i rradhës Vdekja e 41-vjeçares në Ferizaj, Inspektorati Shëndetësor sot po kryen inspektimin në poliklinikën “Aorta”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.