Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga 1 gushti, mamografia do të ofrohet për herë të parë në Fushë Kosovë

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se nga 1 gushti qytetarët do ta kenë për herë të parë në këtë komunë shërbimin e mamografisë, në kuadër të programit të skriningut për kancerin e gjirit.

Në një postim në Facebook, Prebreza ka bërë të ditur se mamografia do të ofrohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 (QMF 2).

“Për herë të parë, mamografia vjen në Fushë Kosovë. Nga 1 gushti, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2, qytetarët do të kenë në dispozicion shërbimin e mamografisë në kuadër të programit të skriningut për kancerin e gjirit”, ka shkruar Prebreza.

Ai ka theksuar se investimi kap vlerën prej 80 mijë euro dhe është pjesë e një projekti kombëtar për vendosjen e 16 mamografëve në Republikën e Kosovës, ndërsa Fushë Kosova, sipas tij, është komuna e parë që po e ofron këtë shërbim.

“Ky investim prej 80,000 euro është pjesë e projektit kombëtar për vendosjen e 16 mamografëve në Republikën e Kosovës, ndërsa Fushë Kosova është komuna e parë që po e ofron këtë shërbim”, ka shkruar ai.

Prebreza ka vlerësuar se ofrimi i mamografisë është hap i rëndësishëm drejt forcimit të shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Prandaj, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për qytetarët tanë”, ka deklaruar Prebreza.

Artikulli paraprakNë Ditën Botërore të Mjedisit, Kosova përballet ende me sfidën e deponive ilegale
Artikulli i rradhës Operacioni në tru i mundësoi një gruaje të bëhet nënë për herë të dytë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.