Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 670 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfrimuar 54 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e covid-19, kurse 72 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.
Nga 54 raste të reja sot, vetëm në kryeqytet janë shënuar 26 raste pozitive.Ndërsa, komunat tjera që regjistruan raste pozitive janë: komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,574 të infektuar, 625 viktima dhe 13,492 të shëruar./GazetaShneta/