Infermieri Enlirat Duraku i cili tha se mbajti grevë 26 ditëshe për rritjen e pagesës për ndërrime, i është rikthyer politikës.
Duraku nga Partia Fjala e Gëzim Këlmendit, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së në komunën e Prishtinës Bujar Cakolli përmes një postimi në Facebook. Në fakt ai ka thënë se Duraku është rikthyer në këtë parti.
“Me Enlirat Durakun, infermierin që për 26 ditë rresht sakrifikoi veten në mbrojtje të kërkesave të drejta të mijëra infermierëve të Kosovës.
Profesionist dhe intelektual i vyer i vendit, i cili shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që angazhimin e tij ta vazhdojë aty ku e nisi, brenda shtepisë më të madhe politike në vend, në Partinë Demokratike të Kosovës.
Bashkëthemelues të PDK-së në Prishtinë më shumë se dy dekada më parë, tani, sërish bashkë në vizionin e PDK-së për Rimikëmbjen e shtetit”, ka shkruar Cakolli. /Gazeta Shneta/