Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga nesër fillon aktiviteti ‘Karvani i Vaksinimit’ kundër COVID-19 dhe gripit sezonal, njofton MSh

Lajme 21/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë (MSh) bën të ditur se nga nesër do të fillojë karvani i vaksinimit kundër gripit sezonal, si dhe kundër COVID-19.

Sipas MSh-së, ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të rritjes së numrit të të vaksinuarëve kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19, përcjell Gazeta Shneta.

Ky aktivitet është i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë- Zyra në Prishtinë.

Më konkretisht nga data 22 dhjetor 2022 në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i ashtuquajturi “Karvani i vaksinimit”.

Aktiviteti me titull “Karvani i vaksinimit” ka për qëllim të thekson njëherazi rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit sezonal, duke parë rrezikun nga rritja e rasteve të infeksionit në vende të ndryshme të botës.

Duke u bazuar në këtë qëllim, në një periudhë prej më shumë se një muaji, në komunat e Kosovës, ekipet e vaksinimit do t’u mundësojnë qytetarëve që të vaksinohen përmes këtij aktiviteti.

Këtu vlen të ceket se objektivat kyçe të aktiviteti përfshijnë:

– Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;

– Sigurimi që vaksinimi kundër gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme.

– Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.

Për të vazhduar mbrojtjen kundër COVID-19, sigurohuni të merrni dozën bivalente përforcuese, të tretë ose të katërt!

Edhe pse vaksina bivalente kundër COVID-19 me variantet Omicron është aprovuar për përdorim te personat e moshës 12 vjeç e lart, si një dozë e vetme përforcuese, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike këshillon që me doza përforcuese bivalente të vaksinohen me prioritet personat mbi 60 vjeç, punëtorët shëndetësor, ata me imunitet te komprometuar (nga mosha 12 vjeç) dhe gratë shtatzëna.

Vaksina bivalente përforcuese kundër COVID-19 mund të bashkë-administrohet me vaksina të tjera, duke përfshirë vaksinën kundër gripit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGruaja nga Lipjani denoncon mjekun, u ofendua gjatë kontrollit mjekësor
Artikulli i rradhës Mungesa e barnave në QKUK, barnatoret dhe depot furnizuese shesin citostatikë me shifra marramendëse

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.