Kushti për të qenë i pajisur me certifikatën e vaksinimit për të hyrë në Kosovë, ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.
Vendimi i Qeverisë kërkon që secili qyetatarë që dëshiron të hyjë në Kosovë, duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit të plotë, ose së paku një dozë të vaksinës e shoqëruar me test PCR negativ, shkruan Gazeta Shneta.
“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Gazeta Shneta/