Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngec IVF-ja në QKUK, shkak një tender i dështuar

Lajme 26/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në fund të dhjetorit të vitit që shkoi, është përuruar shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në (IVF) Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por procedura ka ngecur në fazën e dytë. E kjo ngecje ka ardhur si pasojë e mungesës së preparateve hormonale.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj ka thënë për Indeksonline, se mungojë dy preparate hormonale. Ndrejaj thotë se megjithëse është hapur tenderi, dy herë ai ka dështuar, pasi që nuk ka pasur furnizues me këto preparate.

“Problemi është tek preparatet hormonale. Tani i kemi futur në listen esenciale, por me këto specifika s’kemi pasur asnjë ofertues në dy tenderët që i kemi bërë. Dy tenderet kanë dështuar, pasi që nuk ka pasur furnizues për këto preparate. Kemi bërë kërkesë për ndërrimin e specifikave, për të mundur ta kemi një oferues. Në listën esenciale i kemi dërguar specifikat tjera dhe tash pritet me i marrë specifikat e reja dhe për ta hapur tenderin, për të pasur furnizues”, thotë Ndrejaj.

Megjithë ngecjen tek sigurimi i preparateve hormonale, Ndrejaj thotë se faza e parë është duke u zhvilluar normalisht dhe se procesi për IVF nuk është ndalur.

“IVF është procedurë s’kryhen të gjitha me një akt. Fazën e parë jemi duke e zhvilluar, nuk është ndalur procesi i IVF. Faza e parë po ec, ajo e klasifikimit, marrjes së anamnezës, marrjen e dokumenteve tek pacientët, klasifikimi i tyre se cilët i përmbushin kushtet për të hyrë në IVF. Deri tani janë mbi 600 persona që kanë ardhur në ekzaminime dhe janë bërë klasifikime. Tash është faza e dytë faza e stimulimit dhe se po i presim preparatet”, tha ai.

Por Ndrejaj thotë se ka zgjidhje dhe për këtë. Të gjitha nënat që duan që këtë porcedurë ta kryejnë me shpejtë, mund t’i blejnë vet preparatet hormonale, për të vazhduar më tej me procedurën e IVF-it.

Ndrejaj thotë se ky vendim u mor, pas kërkesave të pacientëve, që preparatet hormonale t’i blejnë vet, për të vazhduar më tej dhe të mos presin më gjatë.

“Derisa të mbërrijmë me ofertues përmes listes esenciale, po shkon pak gjatë. Por për të mos shkuar gjatë kjo procedurë, ne kemi marrë një vendim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe Drejtorinë Qendrore që pacientët që duan ta shpejtojnë procedurën dhe të mos presin deri në afatin kur bëhet tenderi dhe furnizimi me preparate, mund të blejnë vet këto preparate. Pacientet t’i blejnë vet për të vazhduar fazën e dytë atë të stimulimit. Kush mund të pres, të presin dhe disa muaj derisa të bëhet përzgjedhja e ofertuesit, që na furnizon me preparate hormonale. Për shkak të mos zhagitjes me marrëveshje, në pajtim me pacientin ne kemivendos që nëse dikush dëshiron që të vazhdojë me fazen e dytë të stimulimit,derisa të bëhet një zgjidhje me furnizim me prepate t’i blejë preparatet hormonale, ndërsa procedurat tjera janë falas”, tha Ndrejaj.

Ndrejaj thotë se ka interesim të madh për këtë porcedurë dhe se çdo ditë punohet në klasifikimin e pacientëve, se cilat mund t’i nënshtrohen kësaj procedure. Por problem paraqesin rastet e grave mbi moshën 42 vjeçare.

“Një nga kriterët është dhe mosha, e cila është deri në 42 vjet. Mbi 42 vjet nuk lejohet, sepse për shkak të dobësimit të qelizave të pacientja, atëherë duhet vetëm me donatorë, e këtë mundësi ne nuk kemi, në mungesë të ligjit”, tha ai.

Artikulli paraprakA po bën Evropa mjaftueshëm për t’u përgatitur për kërcënimin e mundshëm të gripit të shpendëve për njerëzit?
Artikulli i rradhës BE do të dërgojë 650 zjarrfikës në zonat me rrezik të lartë nga zjarret

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.