Ngërçet tek foshnjat e porsalindura, gjithçka që duhet të dini

2018-02-02 në ora 14:37

Nëse është dashur që patjetër ti jepni ushqim artificial foshnes suaj për shkaqe mjekësore apo për shkaqe të arsyetuara nuk mund të jepni gji, atëherë së pari konsultohuni me pediatrin tuaj rreth llojit të ushqimit artificial që i përshtatet foshnjes suaj. Në këtë mënyrë do të parandaloni ngërçet.

Shumica e ushqimeve artificiale për foshnja që ndodhen në treg, janë të bazuara në qumështin e lopës, të pasur me proteina, të cilat iu përshtaten shumicës së foshnjave.

Probiotikët mbajnë një përqindje normale të bakterieve në traktin digjestiv dhe parandalojnë shumimin e bakterieve të dëmshme. Përveç kësaj, probiotikët mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të një spektri të gjërë të traktit digjestiv si dhe në qetësimin e pezmatimeve.

Konsumimi i probiotikëve gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes mund të jetë parandalim në rastet e paraqitjes së ngërçeve. Probiotikët ndihmojnë zhvillimin e traktit digjestiv tek foshnjat, duke krijuar një florë të shëndetshme të zorrëve dhe mundësojnë punën e mirë të traktit digjestiv pa ngërçe dhe gazra.

Probiotikët kalojnë në organizmin e foshnjes tuaj përmes qumështit të nënës apo përmes ushqimit artificial, mvarësisht se si ushqehet foshnja.

Nëse e ushqeni foshnjen me gji, që të rritni përqindjen e probiotikëve në organizmin e foshnjes tuaj, duhet ti shtoni ushqimi të saj, sa më shumë prodhime qumështore të fermentuara siç është jogurti, kefiri apo ajka.

Nëse foshnja juaj ushqehet me ushqim artificial, atëherë me konsultimin e pediatrit zgjedhni ushqimin i cili përmban përqindje më të madhe të probiotikëve./bebaime/