Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngjarje e Madhe e Filantropike për të Ardhme të Shëndetshme në Kosovë

Lajme 22/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Festa vjetore “Let’s Dance” rikthehet më 23 Shtator

Më 23 shtator, qindra mbështetës të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë do të vallëzojnë së bashku gjithë natën duke mbledhur fonde për programet jetë shpëtuese të AMC-së, të cilat rrisin qasjen në kujdes shëndetësor cilësor për familjet në gjithë Kosovën.

Ngjarja vjetore “Let’s Dance” është një nga ngjarjet bamirëse më të rëndësishme në Prishtinë. Edicioni i 9-të në AMC Hall do të sjellë performanca live nga Florent Abrashi, fitues i The Voice of Albania 3, dhe një set energjik nga Adrian Berisha, i cili ndezi atmosferën edhe këtë verë në Sunny Hill Festival.

“‘Let’s Dance’ është një mundësi për të festuar me qëllim dhe për të vallëzuar për një kauzë,” tha Drejtorja Ekzekutive e AMC, Rina Demiri Spahija. “Çdo biletë e blerë mbështet drejtpërdrejt nënat dhe fëmijët dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për Kosovën.”

Si një nga ngjarjet më të mëdha vjetore të mbledhjes së fondeve të organizuara nga AMC, “Let’s Dance” mbështet programet që ofrojnë ekzaminime falas për kancerin e qafës së mitrës, edukim për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj, si dhe barna dhe pajisje të domosdoshme për institucionet publike shëndetësore. Donacionet e AMC-së me ilaçin surfaktant dhe aparatet CPAP (continuous positive airway pressure) tashmë kanë ndihmuar mijëra foshnja të lindura para kohe të mbijetojnë. Këtë vit, Behare Zeqiri, binjakët e së cilës ishin ndër të parët që përfituan nga donacioni ynë i dhuruar ndërvite si CPAP, do të ndajë historinë e saj gjatë ngjarjes.

Në vitin 2024, “Let’s Dance” mblodhi 27,000€, të cilat u përdorën për të siguruar pompa insuline dhe materiale shpenzuese për 10 fëmijë me diabet tip 1.

Këtë vit, Hej Taxi ofron udhëtime nga qendra e Prishtinës (Katedralja dhe Qafa) deri në AMC Hall për vetëm 5€. Biletat për ngjarjen kushtojnë 25€ dhe përfshijnë ushqim dhe pije pa limit. Biletat mund të blihen përmes Rave Travel ose në dyqanin bamirës të AMC-së, Teshavesha.

Action for Mothers and Children është organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit. Për më shumë informacion, vizitoni AMCHealth.org.

Artikulli paraprakTeatri njofton për vdekjen e Enver Petrovcit: Informacionet për varrimit dhe mbledhjen komemorative bëhen të ditura në ditët në vijim
Artikulli i rradhës Pse disa bebe fitojnë peshë ngadalë edhe kur ushqehen me gji?

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.