Këto janë lajmet e fundit nga bota në lidhje me Covid-19.
Gjermania: Shënohen mbi 1,000 raste të reja në Gjermani.Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve kjo është hera e parë pas 3 muajve që vendi ka arritur një rritje kaq të madhe.
Peru:Në Peru regjistrohen 7,734 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, kjo është rritja më e lartë ditore.Vendi shënoi dhe 221 vdekje nga Covid-19.
Indi: 8 pacientë humbën jetën nga zjarri që kaploi spitalin ku po trajtoheshin nga Covid-19.Tetë pacientët – pesë meshkuj dhe tre femra – kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga incidenti.
Koreja e Veriut: Koreja e Veriut testoi rastin e parë të dyshuar për Covid-19, mirëpo rezultatet ishin jokonkluzive sipas Dr.Edwin Salavor, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit në Korenë e Veriut.
SHBA: Më shumë se 52,000 raste të reja janë konfirmuar në SHBA.Gjatë ditës së djeshme janë shënuar dhe 1,388 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.Deri më tani, SHBA-të kanë më shumë 4,823,890 të infektuar dhe 158,250 viktima.
Kina: Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Kina ka shënuar rreth 88,328 raste të të infektuarve dhe 4,677 viktima./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN