Javëve të fundit është parë një rritje e numrit të rasteve të reja, por gjithashtu edhe rasteve që kanë përfunduar me fatalitet.
PrishtinaOnline, ka njoftuar se nga të dhënat e marra nga IKSHPK-ja dhe Shtabi Emergjent, që nga 20 Marsi e deri më sot janë 3,103 raste me Covid-19, prej të cilave 1,536 janë ende raste aktive, shkruan GazetaShneta.
Deri më sot, janë 1,533 raste të shëruara dhe 34 raste të konfirmuara që kanë përfunduar me fatalitet.
Komuna e Prishtinës ju bën apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse në të mirën e shëndetit të tyre dhe të vendit./GazetaShneta/