Informacionet e fundit në lidhje me pandeminë në vendet evropiane mund t’i lexoni më poshtë.
Britania e Madhe: Ditë më parë kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se vendi mund të përballet me mungesë të shtretërve si pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të rasteve pozitive me Covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, Moderna është vaksina e tretë anti covid e autorizuar në Britani.Sipas marrëveshjes, Britania do të ketë një shtesë prej 10 milionë dozash.
Gjermania: Numri i lartë i viktimave në Gjermani ka arritur në një rekord historik.Ndërkohë, Minstria e Shëndetësisë në Gjermani ka siguruar 60 milionë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer përmes BE.Në anën tjetër edhe nga Moderna, Gjermania do të marrë 50 milionë doza.
Spanja: Ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa, paralajmëroi se vendi mund të përballet me një situatë të jashtëzakonshme pasi rastet e reja me Covid-19 vazhdojnë të rriten.
Suedia: Ndonëse filloi pandeminë pa kufizime, Suedia lëviz në një drejtim tjetër.Parlamenti ka votuar për të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj Covid-19./GazetaShneta/