Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngrënia e bajameve çdo ditë mund të përmirësojë jetëgjatësinë dhe shëndetin

Jetë 25/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëndeti oksidativ i një personi i referohet aftësisë së trupit për të mbajtur një ekuilibër të mirë mes radikaleve të lira dhe antioksidantëve, të cilët, kur janë në disbalancë, mund të dëmtojnë qelizat e trupit.

Stresi oksidativ mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të stilit të jetesës, përfshirë ushqyerjen jo të shëndetshme. Studimet e mëparshme tregojnë se ngrënia e disa ushqimeve të pasura me antioksidantë, siç janë arrat, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për stres oksidativ, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Tani, një studim i ri thotë se ngrënia e rreth 22 bajameve në ditë mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ dhe përmirësimin e shëndetit oksidativ, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e shëndetshme.

Shëndeti oksidativ i një personi i referohet aftësisë së trupit për të mbajtur një ekuilibër të mirë midis dy molekulave specifike — radikaleve të lira dhe antioksidantëve — të cilat, kur janë në disbalancë, mund të dëmtojnë qelizat e trupit.

Ky disbalancë, i njohur si stres oksidativ, mund të shkaktohet nga faktorë të stilit të jetesës, si pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe një dietë e pashëndetshme. Kjo gjendje lidhet gjithashtu edhe me faktorë mjedisorë, si ndotja dhe rrezatimi.

Stresi oksidativ është i lidhur me një sërë sëmundjesh, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjen e veshkave, diabetin e tipit 2, artritin reumatoid, sëmundjen e Alzheimer dhe kancerin.

Ky studim i botuar së fundmi në revistën “Scientific Reports”, thotë se ngrënia e bajameve mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ dhe përmirësimin e shëndetit oksidativ, duke zgjatur potencialisht jetëgjatësinë e shëndetshme. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakRama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj
Artikulli i rradhës Për kontroll më të mirë të peshës tek diabeti, shafrani i Indisë mund të jetë përgjigjja

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.