Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngrënia e një diete vegane përmirëson shëndetin e zemrës

Jetë 07/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kalimi në një dietë vegane mund të përmirësojë shëndetin e zemrës në vetëm tetë javë, sipas një studimi nga Universitetit Stanford.

Vetëm 1% e amerikanëve raportojnë se janë vegan, pavarësisht hulumtimeve që tregojnë përfitimet shëndetësore të dietave me bazë bimore, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Studimi i fundit, i publikuar në “JAMA”, sugjeron se një dietë vegane mund të zvogëlojë në mënyrë efektive nivelet e “kolesterolit të keq” dhe insulinës dhe të çojë në humbje peshe.

Ky studim përfshiu 22 çifte binjakësh identikë – gjithsej 44 të rritur – pa sëmundje kardiovaskulare. Një binjak nga çdo çift u përshtat me një dietë vegane dhe omnivore.

Dieta vegane ishte tërësisht me bazë bimore dhe nuk përfshinte mish ose produkte të tjera shtazore, si vezë ose qumësht. Ndërsa, grupi i pjesëmarrësve në dietën e gjithëngrënësit (omnivore) konsumuan pulë, peshk, vezë, produkte qumështi dhe ushqime të tjera me origjinë shtazore.

Në përgjithësi, të dyja dietat ishin të shëndetshme, pasi ato ishin të pasura me perime, bishtajore, fruta dhe drithëra- pa sheqerna dhe niseshte të rafinuar.

Gjatë katër javëve të para, pjesëmarrësve iu dhanë tre vakte në ditë. Për katër javët e mbetura, ata përgatitën vaktet e tyre.

Përmirësimet ishin më të rëndësishme brenda katër javëve të para pas ndryshimit të dietës dhe më të theksuara në mesin e atyre që mbanin një dietë vegane.

Pjesëmarrësit që hanin një dietë vegane kishin nivele dukshëm më të ulëta të kolesterolit LDL-C: ai u ul nga një mesatare prej 110.7 mg/dL në fillim të studimit në 95.5 pas tetë javësh. Midis omnivorëve, nivelet e kolesterolit LDL-C ranë nga 118.5 mg/dL në 116.1 mg/dL.

Kolesteroli i lartë shoqërohet me një rrezik në rritje të ngushtimit të arterieve, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Më e rëndësishmja, si veganët ashtu edhe omnivorët në studim reduktuan marrjen e yndyrave të ngopura, rritën fibrat dietike dhe humbën peshë, të gjitha këto janë thelbësore për shëndetin e zemrës.

Shqetësime për marrjen e vitaminës B12

Pavarësisht përmirësimeve në peshën trupore, kolesterolin dhe nivelet e insulinës, pjesëmarrësit vegan raportuan kënaqësi më të ulët dietike dhe kishin një konsum më të ulët të proteinave. Proteina është thelbësore për ndërtimin dhe riparimin e muskujve dhe kockave dhe luan një rol në prodhimin e hormoneve dhe enzimave.

Për më tepër, veganët në provë kishin një konsum më të ulët të vitaminës B12, një lëndë ushqyese thelbësore që nuk gjendet në bimë. Veganët dhe vegjetarianët kanë më shumë gjasa të përjetojnë mungesë të vitaminës B12, e cila mund të çojë në anemi dhe dëmtim të sistemit nervor.

Simptomat e mungesës së B12 mund të përfshijnë depresion, dëmtim të kujtesës, lodhje dhe dobësi të muskujve.

Veganët dhe vegjetarianët mund të marrin vitaminë B12 nga ushqimet e përpunuara të tilla si qumështi bimor, produktet e sojës dhe suplementet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakValon Syla pas vendimit të gjykatës në rastin e tij: Sot e di që ky vend ka drejtësi
Artikulli i rradhës OBSH-ja paralajmëron për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Gaza

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.