Një studim i ri tregon se konsumimi i rregullt i vezëve mund të lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek të moshuarit.
Studiuesit nga Universiteti Monash në Australi ndoqën mbi 8,700 persona të moshës 70 vjeç e sipër, shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Ata që hanin 1 deri në 6 vezë në javë kishin:
– 15% më pak rrezik për të vdekur nga çdo shkak, krahasuar me ata që konsumonin vezë dy herë në muaj ose më rrallë.
– 29% më pak rrezik për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, sipas rezultateve të publikuara në revistën “Nutrients”.
“Rezultatet tona sugjerojnë se ngrënia e deri në gjashtë vezë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet dhe sëmundjet kardiovaskulare (CVD) te të moshuarit,” tha Holly Wild, pedagoge në epidemiologji dhe mjekësi parandaluese në Universitetin Monash.
“Këto gjetje mund të ndihmojnë në hartimin e udhëzimeve dietike të bazuara në prova për të moshuarit”.
Përfitimet e ngrënies së vezëve
Vezët janë një burim i rëndësishëm i proteinave dhe lëndëve ushqyese si: vitaminat B, E, D, A dhe K, folati, acidet yndyrore të pangopura dhe kolinën ai dhe minerale të ndryshme.
Megjithatë, për një kohë të gjatë, konsumimi i vezëve është parë si një shqetësim për personat me kolesterol të lartë, një gjendje që mund të shkaktojë bllokimin e enëve të gjakut dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru.
Për këtë arsye, studiuesit analizuan veçmas njerëzit me kolesterol të lartë (dislipidemi).
Rezultatet treguan se ata që konsumonin vezë rregullisht kishin 27% më pak rrezik të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që i hanin vezët rrallë ose aspak. Kjo sugjeron se prania e dislipidemisë nuk ndikon në rrezikun e lidhur me konsumin e vezëve. /Gazeta Shneta/


