Ndërkohë që planifikoni të keni fëmijë më vonë, shumë çifte po përdorin teknikën e ngrirjes së vezëve dhe spermës si një strategji për të mos u përballur me fertilitetin.
Ngrirja e spermës, e njohur edhe si kriopruajtje e spermës, është një proces ku sperma e ejakuluar ruhet në temperatura të ulëta shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Procesi i ngrirjes së spermës është shumë më i thjeshtë dhe më pak invaziv se ngrirja e vezëve, kështu që kostot e lidhura janë përgjithësisht më të ulëta.
Nëse mendoni të përdorni këtë strategji, ja çfarë duhet të dini për koston e secilës pjesë të procesit, në mënyrë që të jeni të përgatitur përpara se të merrni ndonjë vendim afatgjatë.
Çmimi zakonisht përfshin të gjithë procesin e ngrirjes së spermës, duke përfshirë mbledhjen, analizën, takimet dhe ruajtjen. Kostot mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni, cilën klinikë të fertilitetit përdorni dhe çfarë lloj sigurimi mjekësor keni.
Claire O’Neill është një nga bashkëthemelueset e FertilitySpace thotë se analiza dhe ngrirja e spermës zakonisht kushton rreth 500 dollarë, por varet nga klinika.
Ndërkohë që, Barry Witt, endokrinolog riprodhues thotë se i tërë procesi mund të kushtojë në mes 250-1000 dollarë.
Por, sa më gjatë të ruani spermën e ngrirë, aq më shumë do të kushtojë në fund.
Andaj, për të anashkaluar koston e lartë është e rëndësishme të keni një plan dhe një afat kohor përpara fillimit të procesit të kriopruajtjes.
Mes tjerash, Witt e thekson faktin se ekzistojnë rreziqe të përcjelljes së autizmit dhe sëmundjeve gjenetike tek pasardhësi në rast se është një periudhë me e gjatë e ruajtjes.
“Ka një rrezik më të lartë për pasardhësit me autizëm dhe disa sëmundje gjenetike kur mashkulli është mbi 50 vjeç”, tha ai. /Gazeta Shneta/