Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar rreth një lajmi të rëndësishëm të menaxhimit spitalor rreth shërbimeve të pacientëve, në njërën nga klinikat tona.
‘Numri i pacientëve te referuar nga Klinika e Syve jashtë institucioneve shtetërore shëndetësore gjatë këtij viti, ka rënë dukshëm’, është theksuar në raportimin e drejtuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, thuhet se gjatë periudhës janar-nëntor 2021 janë referuar 103 raste, ndërsa një vit më herët 193 raste.
“Trendi i zvogëlimit vërehet, nëse marrim parasysh edhe vitin 2019, gjatë të cilit ishin referuar 503 raste për trajtim jashtë vendit.
Kjo është arritur falë shërbimeve të reja shendetësore, posaçërisht me operimet në segmentin e pasmë të syrit- Pars Plana Vitrectomi (PPV), si dhe me trajtimin e rasteve me Keratoconus me Cross-Linking (XCL)”, thuhet në njoftim.
Drejtor në këtë klinikë është Dr. Ardian Shabani. /Gazeta Shneta/