Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE mund të miratojë vaksinën kundër variantit Omicron në 3-4 muaj e ardhshëm, nëse paraqitet një nevojë e tillë

Jetë 30/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rregullatori i barnave i BE-së, njoftoi këtë të martë se mund të miratojë vaksinat e përshtatura për të synuar variantin Omicron të koronavirusit brenda tre deri në katër muaj nëse është e nevojshme, por që vaksinat ekzistuese do të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje.

Duke folur në Parlamentin Evropian, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Emer Cooke tha se nuk dihej nëse kompanitë e vaksinave do të duhej të ndryshonin diçka në lidhje me vaksinat e tyre për të rritur mbrojtjen kundër Omicron, por EMA po përgatitej për këtë mundësi.

“Nëse do të kishte nevojë për të ndryshuar vaksinat ekzistuese, ne mund të ishim në gjendje t’i kishim ato të miratuara brenda tre deri në katër muaj”, tha ajo.

“Kompanitë që përshtatin formulimet e tyre për të përfshirë sekuencën e re (…) më pas do të duhet të tregojnë se sistemi i prodhimit funksionon, dhe më pas do të duhet të bëjnë disa prova klinike për të përcaktuar se kjo në fakt funksionon në praktikë.”

EMA sqaroi në një deklaratë të veçantë se rishikimi do të fillojë kur kompanitë të vendosin se duhet të ndryshojnë vaksinën dhe të fillojnë punën për këtë.

“Ne presim të marrim paketa (të dhëna) më të vogla që do të reduktonin kohën e vlerësimit,” tha EMA, bazuar në udhëzimet në fuqi që nga shkurti për çdo përmirësim të vaksinës specifike të variantit.

Drejtori i Përgjithshëm i prodhuesit të barnave Moderna, kishte ndezur kambanat e reja të alarmit në tregjet financiare të marten, duke paralajmëruar se vaksinat ekzistuese nuk kishin gjasa të ishin aq efektive kundër variantit Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën Jugore, ashtu siç kanë qenë kundër Delta-së.

Dyzet e dy raste të variantit të COVID-19, Omicron janë konfirmuar në dhjetë vende të Bashkimit Evropian, tha të martën kreu i agjencisë së shëndetit publik të BE-së. / Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVarianti Omicron mund të tejkalojë Delta-në, flet eksperti i fushës infektive të Afrikës së Jugut
Artikulli i rradhës Ngritja e cilësisë së shërbimeve të Klinikës së Syve, ka ulur numrin e trajtimeve jashtë vendit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.