Ekipi i Ekologjisë Humane nga QRSHP Mitrovicë, në bashkëpunim me Departamentin e Ekologjisë Humane në IKSHPK dhe drejtoratet komunale për arsim dhe shëndetësi, ka filluar ciklin e vizitave në shkollat e rajonit për të përcjellë kushtet higjieniko-sanitare dhe për të dhënë rekomandime për ambient të shëndetshëm arsimor.
Sipas IKSHPK -së, qëllimi i këtyre vizitave është përcjellja e kushteve higjieniko-sanitare në institucione shkollore dhe parashkollore, si institucione të rëndësisë së veçantë, dhe rekomandimi i masave për ambient të shëndetshëm arsimor, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të IKSHPK -së shkolla e parë ku u realizua vizita ishte ShFMU “Avni Shabani” në fshatin Zabërgjë të Shalës. Gjatë aktivitetit u përdor një pyetësor për vlerësimin e kushteve higjieniko-sanitare dhe u dhanë rekomandime përkatëse.



