Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis ndërtimi i Spitalit të Ferizajt

Lajme 26/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tashmë Ferizaj dhe qytetet në afërsi do ta kenë spitalin e tyre, derisa gurthemelin e këtij spitali e ka vënë sot Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

I pari i Kuvendit ka kujtuar kohën kur Ferizaj ka qenë Qendër Kryesore e Mjekësisë Ushtarake, por nuk ka harruar të përmend se është vendi ku qytetarët paguajnë më së shumti taksat.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fillimin e këtij ndërtimi  të spitalit të ri me të është vënë edhe drejtësia në vend, duke pas parasysh që një regjion i madh si Ferizaj nuk ka pasur deri më tani spital.

“Na ka bashku një festë nuk e di që ka një festë më të madhe jo vetëm për këtë treve sepse po bëhet një drejtësi..një qendër kaq e madhe sa është Ferizaj nuk ka pas qendër spitalore dhe më vjen mirë që Kosova po e vendos këtë të drejtë në vendin e vet. Është një projekt shumë i madh është 10 milionë e tutje. Më vjen mirë se për këtë projekt ka pas të kryetarit Veseli, por dua të them.se edhe ministri Uran Ismaili e ka kryer pjesën e vet, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë se ky Spital do të përfundojë me një afat kohor më shpejt sa është planifikuar.

“Një ditë shumë e mirë një ditë kur në diskutimet tona të para me Agim Aliun me punëtorët mjekësor nuk besonin që do ta nisnim. Sot po besoj që jemi faqebardhë si Qeveri e republikës së Kosovës që kemi ardhur dhe e fillojmë gurthemelin e një spitali që do të jetë një spital modern. Spitali i Ferizajt do të jetë një vend një projekt që të gjithë do të krenohen me të po besoj që do të iu merr lakmi edhe Prishtina edhe qytetarët e tjerë. Do të fillojmë edhe punët e thera në mjekësinë primare. Do të jetë më herët se tre vite. Do ta përfundojmë më herë se tre vite’’, ka përfunduar Ismaili.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të spitalit, tha se kjo ditë është ëndërr e shumë gjeneratave.

Kujtojmë që shuma totale e këtij spitali pritet të jetë me vlerë prej 10 milionë e 235 mijë euro./FerizajPress/

Artikulli paraprakVajza e Eminas me fshesë në duar tregon se është vajzë e shtëpisë
Artikulli i rradhës Rreziqet e lindjes natyrale pas operacionit cezarian

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.